• |
ide | kryesore

Tronditet Franca, pengmarrja brenda një supermarketi, flitet për një të vdekur

Lajme, Planet



Një njeri ka marrë peng disa persona në një supermarket në Francë , ku janë dëgjuar dhe të shtëna. Njeriu i armatosur mendohet se mban disa persona brenda supermarketit në komunën e Trébes, pasi hyri në dyqan pak para orës 11:00. Elita policore ka nxituar në dyqanin Super U dhe ka raporte që të paktën një person është vrarë sipas BBC.

Pengmarrësi ka shfaqur lidhjet me shtetin islamik ISIS, sipas AFP e cila i referohet zyrës së prokurorisë. Ai është dëgjuar tek bertiste “Allahu Akbar” kur hyri në supermarket, tha një dëshmitar për Europa1. Policia konfirmoi se operacioni është në zhvillim.

Mediat franceze po raportojnë gjithashtu se një polic është lënduar në një të shtënë të dytë në zonë, por ende nuk është e qartë nëse kjo lidhet me incidentin e supermarketit. Autoritetet kanë vendosur një perimetër sigurie rreth ngjarjes, dhe udhezojnë njerëzit ti rrijnë larg këtij sektori sipas Ministrisë së Brendshme Franceze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *