• |
ide | kryesore

Vetingu për integrim/ Kush e ka radhën pas Fatos Lulos

Kryesore



Një zyrë 172 metra katrorë në rrugën e Durrësit, 100 mijë euro në bankë dhe një shumë prej 480 mijë dollarësh kanadezë kanë larguar nga detyra gjyqtarin Fatos Lulo, pjesë e trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Alibia para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk bindi. 100 mijë eurot dhe zyra ishin dhuratë nga e motra tha gjyqtari, kurse 480 mijë dollarët i kishte marrë hua për një biznes në Kanada. Shpjegimi u rrëzua pas një verifikimi të dytë dhe Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, duke u bërë kështu gjykatësi i parë që nuk kalon vetingun për shkak të pasurisë.

Megjithëse gjykatësi do ta apelojë vendimin, janë të pakta gjasat që ai të kthehet në detyrë.

Bashkimi Europian kërkon me forcë largimin e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë, duke kushtëzuar çeljen e negociatave me rezultate konkrete.

Deri dje kryeministri Rama fliste për 17 prokurorët dhe gjykatësit e dorëhequr për të shmangur vetingun, ndërsa sot ka një emër më shumë për t’i treguar rezultatet e vetingut. Madje Rama nuk e fshehu kënaqësinë për shkarkimin e Fatos Lulos duke i lëshuar një mesazh edhe kolegëve të tij, me shprehjen “s’keni parë asgjë akoma”.

është e qartë se sa më shumë afron data e vendimit për çeljen e negociatave, aq më shumë do të ngushtohen filtrat e vetingut.

Përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pritet të kalojnë edhe 56 gjykatës dhe prokurorë të tjerë që kanë kandiduar për organet e drejtësisë. (shiko listën më poshtë)

Pjesa më e madhe e tyre janë edhe kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në garën për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit kanë aplikuar 14 gjyqtarë, të cilët, para shqyrtimit në Kuvend, do t’i nënshtrohen vetingut. Ndërsa numri i aplikimeve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka shkuar në 18 prokurorë.

Mes kandidatëve është edhe Kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku, prokurori që po heton çështjen Tahiri, Gentjan Osmani, dhe prokurori që arrestoi ish-Guvernatorin, Adrian Fullani, Ramadan Troci.

Ndërkohë, që në listën e anëtarëve të zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, është dhe ish-drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori, Rovena Gashi, e cila u shkarkua nga Prokurorja Arta Marku.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale për kandidatët që do të jenë pjesë e kupolës së re të sistemit të Drejtësisë, më pas rivlerësimi do të vijojë për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të Shqipërisë.

GJYQTARET DHE PROKURORET QE PO I NENSHTROHEN VETINGUT

1. Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese (Kandidat/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese
3. (i terhequr) Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese
5. ( i shkarkuar) Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese
6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese
7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese
8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë
9. (i terhequr) Adriatik Lalla Prokuror i Përgjithshëm
10. Alma Brati Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
11. Artan Laze Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
13. Astrit Faqolli Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
15. Bledar Abdullai Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
16. Brunilda Kadi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
17. Brunilda Kasmi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor )
19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
20. Manjola Xhaxho Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
21. Marcela Shehu Gj.Shk.I, Kurbin (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
22. Medi Bici Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)
24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
27. Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
29. Arta Marku Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i të Prokurorisë)
36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)
42. Vat Staka Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)
43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjith. (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)
50. Admir Thanza Gjykata e Lartë
51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë
52. Artan Broci Gjykata e Lartë
53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë
54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë
55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë
56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit (Kandidat /Inspektor i Lartë i Drejtësisë)
57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë (Kandidat / Inspektor i Lartë i Drejtësisë)



6 Comments

  1. Veting per 100 mije Euro? Jo mor jo, ketu duhet bere nje tjeter Veting!
    Ketu duhet bere se pari Vetingu i Koncesioneve!
    Aty do shihet se shifra e 100 mije Eurove qe paska debuar kete gjygjtarin eshte qesharake para shifrave me qindra milion Eurove te koncesioneve (kupto : Vjedhjeve te pastra) qe kane bere Rilindjotet!
    Le ta fillojne me xha Beqon e Shendetesise kete Veting Koncesionesh! Vetem me 3-4 te tille kapi shifren e gjysem-Miliard Eurosh! Keshtu pra, Veting Koncesionesh, aty eshte bere kerdia me qindra milion Euro!
    Pasi te kene bere ate mund te bejne Veting gjygjtaresh me qindra mije Euro, qe sigurisht nuk jane shkaku i varferise plote qe ka pllakosur kudo “Shqiperine qe duam”

  2. Nuk ka ku te rrije. Shkarkohet politikisht nje nivel i tille pasi nuk i mbushet mendja trupes gjykuese per dhuraten e 100,000 dollareve kanadeze nga motra milionere, dhe abuzohet me miliarda neper kullat e tenderat publike. Eshte skandaloze kur shikon si manipulohet media, populli si ne kohen e monizmit. Kishte kohe Kryeministri te shfaqje kenaqesine sikur te ishte arritje personale gjate vizites ne Turqeni? O burra te shkarkojme ca njerez, e ti fusim friken ca te tjereve. Histori e njohur sic coi ne varr 4 veta ne 21 Janar e per vete ishte ne fund te Bulevardit. Nje shkarkim politik dhe jo Vetting.

  3. Vetingu do skualifikoje ato gjygjtare qe nuk jane ne borderote e Rilindjes. Per kete perdoret si alibi pasuria e tyre. Nuk justifikoi dot ky Fatos Lulo 100 mije Euro, po ai kok derri peqinas Alfred Peza ish-kapterri i ushtrise qe Rama e beri deputet si i justifikoi ato 1.5 Miliard leke? (Ah, po harrova, tha “jane te gruas”!)

  4. Kush e ka rradhën tani, shtron pyetjen ky shkrim.
    Përgjigja është fare e thjeshtë.
    Duke e nxjerrë plotësisht jashtë loje Gjykatë Kushtetuese me vetëm 5 antarë, që nuk mund të marë asnjë vendim, ai do të realizojë ate që ka paralajmëruar :
    “S’keni parë akoma asgjë, por do të shihni se çfarë do të bëj”
    E para do të jetë mbyllja e marëveshjes se ujrave bregdetare me Greqinë që nisi pa transparencë e do të përfundojë si e tillë.
    Cila Gjykatë Kushtetuese do ta hedhë poshtë emërimin nga Rama të një kryeprokuroreje duke shkelur në mënyre flagrante kushtetutën ?
    A ka mundësi kjo gjykatë që të çojë para drejtësisë Tahirin e shefin e tij për shpërthimin e korrupsionit gjigand e të krimit të trafiqeve të drogës ?
    Deri sa të plotësohet Gjykata Kushtetuese me 9 antarë, e ka të bollshme qeveria Rama kohën që të bëjë një rindarje të plotë të pronave të bregdetit duke i nxjerrë në ankand pronat e konfiskuara, duke hedhur poshtë ligjin 7501 që e ndalonte pronësinë private në bregdet.
    Duke legalizuar kanabisin si një “bimë mjeksore” siç ka paralajmëruar më parë Rama, e duke shtetëzuar bregdetin siç po duken punët, dy burimet kryesore të parasë në Shqipëri, droga e turizmi, do ti marë në kontroll “legal” Rama.
    Kur të plotësohet Gjykata Kushtetuese me ato antarë që ka piketuar Rama, a do të ketë më prokuror që të vejë në hetim ate ?
    Edhe nëse ndonjë prokuror “trim” apo një trupë “trime” gjykate do të vendosnin kundër tij, Gjykata Kushtetuese tashmë e kapur plotësisht, do të rrëzonte çdo vendim të çdo gjykate.
    Nuk është pra fjala thjeshtë për një “Lulo”, por është fjala për një situatë tepër të rrezikëshme për të ardhmen e demokracisë, drejtësisë e qeverisjes në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *