• |
ide | kryesore

VETTINGU/ Avokati i Fatos Lulos: E ulën shumë stekën, me këtë standart nuk kalon askush!

Lajme, Të fundit



Me pezullimin e gjyqtarit Fatos Lulo nga Gjykata Kushtetuese, institucioni mbetet me vetëm 5 anëtarë dhe është praktikisht i paralizuar. Para pezullimit, gjykata kishte mbetur me 6 anëtarë, ndërkohë që tani është e domosdoshme, që të pesë anëtarët e trupës gjykuese të mendojnë njësoj për të marrë një vendim.

Duke komentuar vendimin, avokati, Ardian Visha tha se me standartin që përdori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zor se ndokush do ta kalojë Vetingun.

“Për standartin që përdorën është një stekë shumë e ulët, poshtë së cilës zor se mund të kalojë njeri. Është përdorur si jush si media me respektin maksimal për procesin, për dobinë e atyre që do ikin, problemi është kush do rrijë në sistem?” u shpreh Visha duke iu referuar pikërisht paralizimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fatos Lulo nuk justifikoi dot 480 mijë dollarë kanadezë dhe 100 mijë euro që kishte deklaruar si hua nga e motra.



2 Comments

  1. Hahaha….sa duhet të ishte steka 1 milion euro e më sipër. Këta i kanë 100mijë dollarë si pare xhepi për kafe

  2. Opo edhe 1 euro te ken mare ne menyr te pa drejt duhet te denohen. Se gjasme ishin ata qe vinin drejtesin. Kujtuan se do ta kalonin vetingun me dhurata nga te afermit dhe mjesheterin e te berit biznes. Tani po e kuptojn te tjeret se ca halli i ka zen. Un personalisht nuk mendoj se ka me shume se 10 veta qe e kalojn vetingun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *