Gjermania dhe Spanja luajtën një miqësore luksi, një provë mjaft e rëndësishme për Botërorin e Rusisë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 6-të nga Rodrigo i cili kaloi Spanjën në avantazh pas një asisti të Iniestës. Ishte Thomas Muller që barazoi rezultatin me një supergol nga jashtë zonës.