• |
ide | kryesore

VIDEO/ U vra gjatë grabitjes në Fier, xhaxhai tërheq trupin nga morgu

Lajme, Të fundit



Trupin e pajetë të 20-vjeçarit, Xhuliano Sollaku e ka tërhequr pasdite nga morgu, xhaxhai i tij. Ai është paraqitur në morgun e Fierit për të tërhequr trupin e pajetë të nipit, pasi prindërit e viktimës jetojnë në Greqi nga janë nisur për të ardhur.

Xhulio Sollaku, 20 vjeç, nga fshati Katund i ri në Elbasan dhe Arben Muça 37 vjeç, bashkë me 2 bashkëpunëtorë të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e dy të moshuarve në Fier.

Gjatë përplasjes me armë me policinë, u vra Sollaku, ndërsa Muça mbeti i plagosur. 20-vjeçari është qëlluar vetëm me një plumb në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë që 37-vjeçari i plagosur ka marrë plumb në këmbë, duke mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 2 bashkëpunëtorët e tjerë arritën të largoheshin.

https://www.youtube.com/watch?v=Bp-wbov-GIM&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *