• |
ide | kryesore

Çfarë e detyroi Almeda Abazin të flutronte me urgjencë drejt Turqisë

Paparazzi, Slider



Ka qenë një arsye mjaft e fortë, ajo që e ka detyruar bukuroshen shqiptare që të lerë gjithçka për të fluturuar drejt Turqisë. Vetëm pak orë pas përfundimit të puntatës së parë të “Dancing with the stars” në Vizion Plus, prezantuesja Almeda Abazi është detyruar që të niset me urgjencë drejt shtetit fqinj, pasi mësoi se bashkëshorti i saj është shtruar në spital.

Shkak për këtë është bërë një vaksinë që injektohet tek çdo individ përpara udhëtimit drejt Afrikës. Tolgahan Saygir, sipas intv.al, ka qenë i detyruar të bëj këtë vaksinë, ndërkohë që ka rezultuar alergjik ndaj saj. Ai është bërë keq dhe kjo e ka detyruar të shtrohet në spital.

Sapo ka mësuar me telefon gjendjen shëndetësore të të shoqit, Almeda ka prerë biletën në minutën e fundit dhe ka fluturuar drejt Turqisë për të qenë sa më pranë tij, në këto momente të vështira që po kalon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *