• |
ide | kryesore

“Duket sikur jam krejt e ftohtë, por dua të të them se të dua” fjalët e së bijës përlotin Blendi Fevziun

Paparazzi



Blendi Fevziu nisi të përlotej kur në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, dëgjoi Arbana Osmanin t’i lexonte një letër të shkruar nga e bija.

Në letrën që Mishel i kishte dedikuar të atit, ajo rrëfente se pavarësisht nëse dukej e ftohtë dhe e ngurtë ndjente të gjithë dashurinë dhe mirënjohjen për babain e saj.

Më poshtë do të mund të lexoni letrën e plotë të Mishel Fevziu, për të atin.

“Babi!

Unë nuk ta them ‘të dua shumë’ dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.
Megjithëse jam pak e ngurtë dhe pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.
Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.
Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.
Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.
Të dua babi,
Ti je idhulli im.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *