• |
ide | kryesore

“Erdhën 10 minuta dhe ikën!”, deputeti i Shkodrës tregon takimin me ministrat në fshatrat e përmbytur

Lajme, Të fundit



Gjatë vizitës që Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati bënë në fshatrat e përmbytur të Shkodrës u takuan edhe me deputetin e PD, Romeo Gurakuqi. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Gurakuqi vlerësoi ndihmën që ushtria dha për banorët e zonave të përmbytura, por në një intervistë për Oraneës, deputeti tregoi më shumë.

“Ishte hera e parë që i shihja në terren, dmth ne deputetët kemi qenë gjithë kohën në terren. I takuam krejt rastësisht dhe i shprehëm shqetësimin e komuniteteve të përmbytura. Dmth qeveria nuk e ka njohur këtë realitet.

Është dashur të paktën prej dy javësh të shpallej gjendja e emergjencës së pjesshme civile për ta njohur realitetin. Por qeveria nuk e ka parë, ata sa erdhën aty qëndruan 10 minuta dhe u kthyen. Nuk hynë as në zonën më të përmbytur të Dajçit, që fillon nga kthesa e Dajçit në rrugën Shkodër-Velipojë, ajo ishte pjësa më e dëmtuar, janë sipërfaqe të tëra” tha Gurakuqi, që përsëriti edhe njëherë kërkesën e opozitës, që qeveria të shpallë gjendjen e emërgjencës për përmbytjet.



2 Comments

  1. Që të shpallë gjendjen e jashtëzakonëshme qeveria, do të jete e detyruar që të dëmshpërblejë humbjet e popullsisë nga përmbytjetë.
    Por a e ha ate “tek” Rama që të japë para për shkodranët që kanë votuar kundër tij ?
    Z.Gurakuqi nuk e di qëRama ka hall tjetër në kokë ?
    Ku ti gjejë paratë për të prishur një teatër kombëtar e të ndërtojë një teatër të ri.
    Të bëjë hesap se sa para do ti hyjnë në xhep nga kullat e oligarkëve me sebepin e teatrit e jo të ndajë para për të përmbyturit e Shkodrës.

  2. Xhongleret klloune te kryeministrit vene e vine se me demek po zgjidhin e po u qajne hallet shkodraneve, me ec e jaket e berjet fotografi se gjoja po zgjidhin probleme. Asgje,,,, ne vend, popullit po ushkon uji ne palce, c;do dite e me teper po vuajne nga pasojat e permbytjeve, kurse keta ,, figura karikature politikebejne lojen e sikurit.. MASHTRUESAT E POLITIKES.. Jepuni zgjidhje me emergjencen e shpejte, mos beni sikurin, shpallni gjendjen e jashtezakoneshme nese mete vertete e doni ae popull, e krahine, se per ndryshe kjo sjelljee tuaja dhe e qeverise tregon diferencime. Jeta vazhdon, por ju keshtu sic po veproni do harroheni e do zhdukeni si fashizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *