• |
ide | kryesore

FOTO/ Rama në Turqi, ndërsa nëndetsja turke zbarkon në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Që prej datës 22 mars në Portin e Durrësit qëndron për vizitë nëndetësja turke TCG PREVEZE S 353, e cila qëndron në Shqipëri në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Nëndetësja është vizituar nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, nga drejtues të Forcave Detare të Shqipërisë, si dhe ushtarakë të Shqipërisë e Turqisë.

Qëllimi i vizitës së nëndetëses turke është për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për të informuar autoritetet shqiptare për mundësitë dhe aftësitë ushtarake të Republikës së Turqisë. Nëndetësja TCG PREVEZE, e cila do të qëndrojë në Portin e Durrësit deri më 25 mars, është e gjatë 62 metra dhe peshon 1.400 tonë.

 



3 Comments

  1. Po emrin kjo nendetesja, per te provokuar greket e ka? Sduan te flasin per Camerine, te con vellai yt Erdogan ty nje nendetese qe quhet Preveze!!
    Se po te na e donte te miren,investonte ne ekonomi e jo ne xhamia e ne provokime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *