• |
ide | kryesore

Tiranë, përplasja me armë në Laknas, arrestohen 7 persona

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka zbardhur sot ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Laknas, aty ku një sherr midis disa të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Për pasojë janë vënë në pranga 7 persona.

Ardjan Shima, 37 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, i dyshuar për vepren penale, ” Vrasje me dashje”e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake” parashikuar nga neni 76-22-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues në Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale , ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.

Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas Tiranë, i dyshuar për veprën penale ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 të Kodit Penal.

Shkëlzen Xhanari, 33 vjeç, banues Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale, ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.

Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”.

Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç, banues në Laknas Tiranë , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç, banues në Laknas Kamëz , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi” parashikuar nga neni 300 Kodit Penal.

Sipas policisë arrestimi i tyre bë pasi më datë dje në darkë në Laknas, Tiranë, në një lokal shtetasit Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. Karaj, ku më pas shtetasi Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ndërsa shtetasit Renaldo Dragjoshi Gentjan Neli të cilët pasi ishin prezent në këtë konflikt, deri në momentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallëzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Gjithashtu shtetasit Ardjan Shima iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdorur në këtë ngjarje e tipit pistolete së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente.

Materjalet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vepren penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim për shtetasit Ardjan Shima, Shkelzen Xhanari, Elfjord Deliu, Klejdjan Deliu, dhe për veprën penale ”Mos kallzim krimi” për shtetasit Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli dhe Andi Karaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *