• |
ide | kryesore

Xhafaj takohet me numrin dy të FBI, i kërkon një agjent për Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Ditën e tretë, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, SHBA, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj u takua në selinë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) me Zëvendësdrejtorin i FBI-së z.David L. Bowdich.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ekipi i Ministrisë dhe Policisë së Shtetit, që i shoqëron. Duke i falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mirëpritjen, ministri Xhafaj theksoi rëndësinë dhe domethënien që ka bashkëpunimi me këtë Agjenci, sidomos me zyrën përfaqësuese në Sofje, Bullgari në përpjekjet e vendit tonë për forcimin e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër kriminalitetit.

Për më tepër, zbatimi i reformës në drejtësi, ngritja dhe fillimi i funksionimit të institucioneve të reja në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit rrisin rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojës me FBI-në. Në këtë takim, u parashtrua kërkesa e Ministrit të Brendshëm për shqyrtimin e mundësisë për dërgimin në Shqipëri të një agjenti me kohë të plotë nga FBI-ja, për të asistuar strukturat e hetimit në Polici. Përvoja, sidomos në drejtim të hetimit të pastrimit të parave dhe motivimi i oficerëve shqiptarë do të ishin një kontribut i paçmuar.



5 Comments

  1. kOMENTUES TE SIPERM QE ME PENEL MUNDOHEN TIHEQIN ZHULIN KOMUNIST TE VEPRIMTARIT HETUES QE MASHTRONE PO MASHTRON NE TE GJITHE MENDIMET ETIJ PER REALITETINE KRIMIT E DROGES NE SHQIPERI,GENJENI, GENJENI, SE DICKA DO MBETET, KY ESHTE AVAZI TUAJ,,,,,VETEM MASHTRIMI,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *