• |
ide | kryesore

Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin

Lajme, Të fundit



Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në lumin Shkumbin.

Nga raportimet e para mendohet që viktima, një 56-vjeçar, është mbytur. Viktima dyshohet të jetë shtetasi Ali Tota, i cili punonte privatisht në zona të ndryshme të Librazhdit.

Që të shtunën, rreth orës 16.00, ai ka humbur kontaktet me familjarët.

Sipas denoncimit të tyre, Ali Tota ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në rrethana të paqarta rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht familjarët e 56-vjeçarit dyshonin për mbytje aksidentale të tij në rrjedhën e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Spathar ku ai kalonte për të shkuar në shtëpinë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *