• |
ide | kryesore

Goditet banda e trafikut të heroinës në Korfuz, në pranga 3 shqiptarë dhe dy grekë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një rrjet i trafikut të heroinës i kryesuar nga një shqiptar është goditur ditën e sotme nga policia greke, në Korfuz.

Në pranga u vendosën tre shqiptarë 21,28 dhe 51 vjeç, dhe dy shtetas grekë 38 dhe 57 vjeç.

Policia vijon kërkimet për anëtarët e tjerë të grupit, pesë shqiptarë të moshave 19-31 vjeç, dhe tre shtetas greke të moshave 28 deri 47 vjeç.

Mësohet se drejtues i grupit ishte një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cili nuk bëhet ende i ditur.
Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 805 gramë heroinë, 3520 euro, 1 makinë, 1 motorr dhe 6 celularë.
cc6db4c3-5aa8-4cc9-812c-5b8f79f07eff

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *