• |
ide | kryesore

Arrestohet në Gjermani ish-presidenti i Katalonjës Puigdemont

Lajme, Të fundit



Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont është arrestuar në Gjermani, njoftoi avokati i tij.

BBC raporton se ai u ndalua pas kalimit të kufirit nga Danimarka, rrugës për Belgjikë, shkroi në Twitter avokati Jaume Alonso-Cuevillas. Ai kërkohet prej disa muajsh në Spanjë për trazirat e vitit të kaluar dhe një urdhër-arresti evropian u riaktivizua kohët e fundit ndaj tij.

Në rast se kthehet në Spanjë, Puigdemont mund të dënohet me 25 vjet burgim për akuzat e rebelimit dhe organizimit të referendumit të cilësuar joligjor vitin e kaluar.

Ish kryeministri iu shmang arrestimit në Finlandë 

Ish-lideri i Katalonjës është larguar nga Finlanda para se autoritetet e këtij vendi ta arrestonin atë.

Kryeministri finlandez, Mikko Karna, ka thënë se Puigdemont ka konfirmuar se ka arritur në Belgjikë.

Sipas REL, fletë-arresti nga Spanja për ndalimin e tij ishte kërkuar të premten, një ditë pasi Puigdemont ka arritur në Finlandë.

Puigdemont ishte nisur në ekzil të vetë-imponuar në Belgjikë, vitin e kaluar, pasi parlamenti i Katalonjës bëri një deklaratë simbolike të pavarësisë nga Spanja.

Aktualisht gjendja në Katalonjë është shumë e tensionuar pasi liderët e kësaj zone kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri, pas arrestimit të kandidatit të fundit.

Të premten, gjyqtari i Gjykatës Supreme në Spanjë, Pablo Llarena ka kërkuar që 25 persona të gjykohen për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit.

Në mesin e tyre është edhe Puigdemont.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *