• |
ide | kryesore

PSG nis përpjekjet për marrjen e Conte, zbulohet kontrata e bujshme

F1, Sport

Paris Saint Germain bën përpara në pistën “Antonio Conte”. Sipas “Guardian”, klubi francez ka vendosur tashmë kontaktet me onturazhin e trajnerit italian në përpjekje për ta bindur që të zëvendësojë Unai Emery sezonin e ardhshëm.


Tekniku spanjoll që i skadon kontrata në qershor nuk do të rikonfirmohet nga Nasser Al Khelaifi i cili kërkon njërin nga Conte, Mourinho, Simeone ose Allegri. Por tre të fundit, e vështirë se i lënë bankinat e tyre respektove ndërsa Conte nën kontratë te Chelsea deri në vitin 2019, mund të largohet në fund të sezonit.


Raporti mes trajnerit italian dhe shoqërisë londineze është thyer dhe Federata Italiane e Futbollit kërkon ta ulë në stolin e Kombëtares. Conte nga ana e tij dëshiron më shumë angazhimin në një klub. Ja përse kontrata me PSG mbetet një mundësi. Edhe rroga mund të jetë një joshje më shumë.

Bëhet fjalë për 11.5 milionë euro në sezon, por mbi të gjitha në investime të bujshme në merkato gjë që të Chelsea iu mohua gjithmonë. Madje nuk arriti të shesë as lojtarë të padëshiruar si Diego Costa apo Matic. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu