• |
ide | kryesore

Taksa në “Rrugën e Kombit” përplas Shqipërinë me Kosovën

Kryesore



Mesditën e së dielës nisi testimi i taksimit për të gjitha automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit. Specialistët e firmës koncesionare janë parë duke testuar aparaturat e TOLL-it, por drejtuesve të automjeteve u është dhënë një faturë me 0 lekë, por kjo nuk do të zgjasë gjatë. Maksimumi deri javën e ardhshme sepse më pas vendoset se kur do të aplikohen tarifat të cilat janë jo pak të kripura për shqiptarët.

TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”

Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve thotë se të ardhurat do të shërbejnë për mirëmbajtjen e këtij aksi. Lajmi ka shkaktuar reagime të forta, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. I pari që e konsideroi të turpshme këtë taksë është ish-kryeministri Sali Berisha.

“Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në Rrugën e Kombit do paguajë taksën “Edvin”; 5 deri ne 10 euro! Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojne tek njeri-tjetri! Turpi i Kombit!” – shkruan Berisha.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, ministër në kohën e ndërtimit të kësaj rruge.

“Qytetaret e Kosovës do ta ndiejnë te parët këtë akt primitiv të urrejtjes nga banda në pushtet ne Shqipëri. Kjo tarifë është një barrierë dhe kosto e shtuar për ta. Ky akt kriminal dëmton edhe ekonominë e Shqipërisë, duke rritur koston për shërbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetarët dhe bizneset, nga Kukësi e Mirdita në Lezhë, Shkodër, Kurbin, Krujë, Tiranë dhe në Portin e Durrësit.

Turizmi po kështu do të pësoje një goditje të rendë. Por me se shumti ate do ta ndiejnë banoret e varfër te zonave rreth Rruges se Kombit te cilët edhe aktualisht e kane tejet te vështirë te përballojnë tarifat e furgoneve e autobusëve” – shkruan Basha në një reagim të gjatë duke premtuar se kur PD të vijë në pushtet do të anulojë këtë koncesion sepse cenon interesat e shqiptarëve dhe “përgjegjësit do të vihen përpara drejtësisë”.

Vendimi nuk është pritur mirë as nga autoritetet e Kosovës. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është shprehur për Gazetën Express se askush nuk i ka lajmëruar se do të ketë taksë rrugore për “Rrugën e Kombit”.

“Asnjë konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim. Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, – ka shtuar ai.

Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes. Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta, sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Meqe me te prekurit, me te gjobiturit, nga kjo takse jane shqiptaret e Kosoves, te pakten, para se te merrte kete vendim te konsultohej edhe me Kosoven dhe te binin dakord qe te pakten te ishte nje takse e ulet.Por nqs edhe Kosova vendos take (te barabarte) 5 euro, dmth nje vizite nga Kosova ne shqiperi apo anasjelltas i bie 20 euro. Te goditurit e medhenj do jene shqiptaret e Kosoves, por jo vetem,sepse ndoshta ndikim ne permasa shume te medhaja qe shqiptaret e Kosoves te vijne per pushime verore nuk do kete, por pa asnje dyshim do kete ndikim shume te madh (me shume se 50%) per vizitat qe shume shqiptar Kosove bejne ne Shqiperi gjate wikendeve , per nje dreke,kafe apo vizite . Pra demtohet edhe Ekonomia shqiptare, ne nje ane.Humbje e dyfishte e te gjithe shqiptareve.

  2. Po kullen e SURRELIT a do e jape me koncesion? E ci ka ngel tjater per te dhene me koncesion ketij vampiri?A e ka bere llogaritjen e te ardhurave ky mediokerr se sa e kane shqiptaret e kosovaret, qe vendos keto tarifa xhvatese, sepse populli e paguan me taksen e gazit te naftes, e benzines mirembajtjen, e per cudi u dashkan ta paguajne dy here. Ku shkojne keto para qe vidhen me ligje bishta? Dhe sa do vjedhesh ore i pa ngopur, ore lugati i politikes e iqeverise qe po tremb cdo dite shqiptaret. Do mbahesh mend si rrenuesi e kapitulluesi i nje populli, ti je nga ata qe thote populli,,,, BARK NGOPURIT, NUK I BIE NE MEND PER BARK ZGROPSURIN,,,, Por ti e ata qe te pasojne HARAM I KENI.

  3. Ngelet duke mallkuar,kudo paguajm per rruget kudo me thoni ju lutem nje shtet te Europes ku spaguhet dhe kosovaret po na perkedhelen shume per banoret aty rrotull duhet menduar jo per kosovaret .

    1. Po mor Beni po, paguhet neper Europe neper rruge por atje nuk kane te ardhura 100-150 Euro me muaj si ketu. Le ta filloje ky Ram palla me rrogat se pari imitimin me Europen e mos vjedhe me koncesione se po vjen dita te na vere dhe takse per ajrin qe thithim.

    2. Ti aq antikosovar qenke sa je ne gjendje qe edhe ta paguash vete taksen ,vetem e vetem qe ta “hane ” dhe kosovaret, ta paguajne dhe ata. Edhe pse nga menyra anti kosovare se si shkruan ti, jo Koosven qe se ke vizut kurre, po ndoshta as deri ne Kalimash ske marre mundimin te shkosh. Nuk po reagohet vetem per “kosovaret” , por per te gjithe,edhe per gjithe pjesen verilindore te Shqiperise qe preket nga kjo takse.Por kosovaret nuk reagojne per vendime te tjera qe merren ne Shqiperi,se do na akuzojne se po fusim hudnet ne punet e brendshme,por po komentojme ketre vendim sepse 80-90% jane ksoovaret qe preken nga ky vendim, Po i sjellim 300 -500 milion euro cdo vit turizmit ne Shqiperi (sipas vete statistikave te Shqiperise),dhe mos te kemi te drejte te ankohemi?Dhe keto shifra jane vetem per pushimet, por jam i sigurte qe edhe me shume se kaq harxhohen nga “kosovaret e perkedhelur” gjate vizitave te shkurtra per fundjave ne Shqiperi gjate gjithe vitit dhe stineve. Dhe a e di me te keqen? Shiko krahaso tarifat qe do paguhen ne Rrugen e Kombit, dhe tarifat qe do paguhen ne rruget e tjera. Cmime me dy standarde.Rreth 2 euro per rrugen Tirane – Hani Hoti,dhe 5 euro per Tirane Kukes. Pra 2.5 here me shume per “kosovaret” ,edhe pse e njejta distance.Pra ky 5 eurosh eshte bere per te zhvatur kosovaret dhe qenkemi te perkedhelur vetem se po japim mendimin tone dhe as spo kerkojme qe mos te kete fare pagese,perkundrazi te gjithe qe reagun ne Kosove thane le te kete takse, si ne cdo vend, por jo kaq te larte, te ulemi te bisedojme per nje tarife te arsyeshme. Por ti o antikosovar nuk e kupton qe kjo takse demton Kosoven por demton dhe Shqiperine,sepse nqs une vij ne Shqiperi rreth 15-20 here ne vit(gjate fundjaves, pa perfshire pushimet verore), normal qe prape do doja te vija, por nuk kam mundesi me qe 20 here ne vit te paguaj 400 euro me shume se sa deri tani, vetem per taksen.As tifozet e varfer nuk kane mundesi qe krahas biltes se stadiumit te paguajne dhe 20 euro ekstra(vajte-ardhje). Por nejse ti vazhdo gezoju takses qe vetem i largon shqiptaret nga njeri tjetri

      1. Zoteri mos e merr me zjarr te lutem ,ajo “mos i perkedhelni kosovaret “ishte me shume nje ironi se sa te me besh armik ,po ti urreja nuk ju liroja shtepin gjakovarve ne Kohen e luftes dhe jemi miq akoma. Nje pyetje kisha ky fare autoband ne ket gjendje qe eshte katastrof dhe sa kohe do e perballoj fluksin e makinave po su mirembajt .Nderime kosov

  4. Nuk do te kete kurre perplasje Kosove Shqiperi,por puna eshte qe shqiptaret e te dy pjeseve te kufirit jane me te varferit ne EU dhe kjo eshte takse e larte qe xhepat tone ta perballojne. Nga Kosova kur vijme per nje dreke ne Shqiperi ,nuk vijme se skemi ku ta hame,se ate dreke mund ta hame ne Kosove, Shkup,Mal te zi por kjo takse eshte e panevojshme per interesat kombetare dhe per shtetasit e te dy aneve,dhe ne fund te fundit keto para nuk po i merr shteti shqiptar por nje person,nje biznesmen,por edhe po t’i merrte shteti shqiptar, i merr ketu dhe i humb shumefish me shume ne turizem. Dhe tani per Benin po i jap reagimet e politikes ne Kosove ndaj kesaj takse, sepse Benin e shqetesoka me shume reagimi yne sesa taksa…. Deputeti i LDK Avdyli:”Mirëmbajtja e tyre ka kosto dhe duhet pagesë. Vërejtja ime për pagesën në Kalimash është te çmimi pak i lartë e cila duhet rishikuar për kategori të caktuara si p.sh. lirim(zbritje) sezonal apo lirim për ata që kanë kalime të shpeshta, etj.”….Reagimi i nje tjetri deputeti te LDK I.Beqiri:”Një veprim dhe vendim jo i menqur e i dëmshëm nga Qeveria Shqiptare. A po ndëshkohemi ne shqiptarët,shtetasit e Kosovës për dashurinë që kemi për Shqipërinë? A po ndëshkohemi për vizitat tona të shpeshta,jo vetem gjatë sezonit turistik,por gjatë gjithë vitit? A po ndëshkohemi që përkundër standardit tonë të ulët,qytetarët tonë i shpenzojn gjithë ato para në Shqipëri? A po ndëshkohemi me një taksë të tillë sa të panevojshme,por edhe shumë të lartë?”……Z/sministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Anton Berisha ka thënë se vënia e taksës në rrugën e Kombit është kundër integrimit ndër-shqiptar, si dhe interesave të vetë kombit, ndërsa më të goditur nga ky vendim janë qytetarët e Kosovës……..Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari :”10€ pagesë për vajtje ardhje në rrugën e kombit zhveshën dy qeveritë nga pretendimet se po punojmë në mbledhje të përbashkëta të Qeverive për të përafruar dallimet në mes dy shteteve.Kosovarët janë jashtë çdo kategorie vizitorët më të shumtë të shtetit amë, ndaj me këtë taksë rrugore, a po pretendohet të ulet numri i tyre apo si është puna?!

  5. Andi dhe komentuesit kosovare apo dhe saliniane qenkan te shqetesuar se rruga e kombit u be me pagese! Por mos u ankoni qe behen aksidente me vdekje se patrioti tuaj Saliu vodhi sa mundi! PD eshte e mbushur me hajdute! Me kujtohet viti 92-93 sa ishte PS e Fatosit vidhej por ishte pak si e kamufluar! Sapo fitoi Berisha hajdutlleku filloi sheshit! Askush nuk fshihej me! Para te kerkoheshin sy me sy,pa ju dredhur syri antareve te PD! Pra qe kur erdhi ne fuqi per here te pare korrupsioni mbuloi te gjithe shtetin,policine ,policine financiare,doganat, tarimet, gjithe qelizat e shtetit,gjitne shoqerine! Sic duket ishim te etur per te bere pasuri brenda nates! Flitej ne emer te deputeteve te PD,ministrave,vte Saliut! E dinim kapitalizmin demokratik te vjedhim me c’do kusht pronat te djegim per te mbuluar vjedhjet! Si mund te mbahet nje shtet pa taksa! Si mund te paguaje nje shtet si ai shqiptar sepse Saliu i la njerezit te ndertojne ne shtratet e lumenjve ne vende qe populli nuk ndertoi ne shekuj! Por Saliu thsh -me ne fitojne te gjithe dhe na erdhe skemat piramidale! Mos paguani ujin korrentin thoshte Saliu mjafton te me votoni mua! Por emrat e debituesve nuk i hoqi nga lista dhe njerezit u detyruan te paguanin besnikerine ndaj Berishes dhe PD!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *