• |
ide | kryesore

Arrestimi i Gjuriç/ Kadri Veseli: Serbia të kuptojë se ky vend ka zot shtëpie

Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli reagoi për arrestimin e Marko Gjuriç në Mitrovicë duke theksuar se Kosova zbatoi sot ligjet e veta dhe ushtroi sovranitetin e plotë.

Sipas Veselit, Serbia duhet të kuptojë se ‘ky vend ka zot shtëpie’.

Kryeparlamentari shprehet se zyrtarët serbe duhet të kuptojnë se në Kosovë mund të futen vetëm me lejen e autoriteteve kosovare.

Kadri Veseli gjithashtu bëri thirrje që qytetarët e kosovës të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

REAGIMI I PLOTE I KADRI VESELIT:

Shteti i Kosovës ka zbatuar sot ligjet e veta dhe ka ushtruar sovranitetin e plotë. Republika e Kosovës nuk lejon asnjë provokim dhe Serbia duhet të kuptojë se ky vend ka zot shtëpie. Ne nuk jemi duke shkuar në Serbi të provokojmë, presim që ata të jenë më të vëmendshëm në respektimin e sovranitetit të kufijve tanë territorialë. Për aq sa ata janë korrekt ne do të jemi korrekt. Nuk na është dashtë dita e sotme, por zyrtarët serbë duhet ta kuptojnë se në Kosovë mund të futen vetëm me lejen e autoritete shtetërore kosovare. Kosova është e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por vullneti duhet të jetë i dyanshëm. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie që të jenë të qetë dhe të mos nxiten nga asnjë lloj provokimi.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *