• |
ide | kryesore

Arrestimi i zyrtarit serb në Kosovë, vjen reagimi i Bashkimit Europian

Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç, tha për BIRN se thirrja e BE-së për autoritetet e të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, është që të tregojnë përmbajtjen dhe maturinë e nevojshme në mënyrë që situata në teren në Kosovë të mos eskalojë më shumë.

Komenti i saj erdhi pasi njësitet speciale të Policisë së Kosovës arrestuan shefin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç për hyrje ilegale në Kosovë.

“Të gjitha çështjet e shqetësimit të dyanshëm duhet të adresohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është synimi përfundimtar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, – u shpreh Maja Kocijançiç.

Ajo shtoi se BE “shpreh keqardhje për ngjarjet e sotme, të cilat shkojnë në të kundërtën e normalizimit të marrëdhënieve”. 

“Ne presim që edhe Serbia, e cila është në bisedimet për anëtarësim në BE, edhe Kosova, e cila është në proces të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, t’i respektojnë në tërësi, në letër dhe frymë, marrëveshjet e arritura ndërmjet vete në dialog”, – u shpreh Maja Kocijançiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *