• |
ide | kryesore

Arrestimi i zyrtarit serb në Kosovë, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, ka thirrur sonte në mbrëmje mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas arrestimit në Kosovë të Marko Gjuric, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë Serbe. Gjuric u arrestua në veri të Mitrovicës teksa po merrte pjesë në një dëgjesë publike me serbët në kuadër të dialogut të brendshëm që ka inicuar qeveria serbe. Arrestimi i tij u bë pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë. Ndërkohë serbet e veriut kanë dalë në protesta.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *