• |
ide | kryesore

Dy zyrtarë serbë hyjnë pa leje në Kosovë

Lajme, Të fundit



Qeveria serbe ka dërguar në Mitrovicë dy zyrtarë të saj për të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën. Ata janë i ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe Nikola Selakoviç. Por mediat në Prishtinë raportojnë se dy zyrtarët serbë nuk kanë leje për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës dhe se kalimi i tyre në kufi është i paligjshëm. Dëgjesa publike me serbët është parashikuar të zhvillohet në veri të Kosovës, në komunën e Mitrovicës.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *