• |
ide | kryesore

Emrat/ Cilët janë diplomatët rusë të shpallur “non grata” nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme nuk i bëri publik emrat e dy diplomatëve rusë për të cilët është kërkuar largimi nga vendi ynë.

Burime në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme thanë se njëri nga zyrtarët punon si Sekretar i Parë në ambasadën e Rusisë në Tiranë dhe i dyti është atashe ushtarak pranë kësaj ambasade.

Në faqen zyrtare të ambasadës ruse figurojnë si sekretarë të parë tre persona: Aleksey Balashov, Aleksandër Kovalenko dhe Dimitry Krasakov ndërsa atashe ushtarak është Vladislav Filippov (në foton lart). Ende zyrtarisht nuk ka nje konfirmim për diplomatët e larguar.

Largimi i diplomatëve rusë ishte në vazhdimësi dhe në koordinim me vendet e tjera të NATO-s. Në një reagim të saj ministria e jashtme ruse tha se “e sheh këtë veprim si një akt jomiqësor i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësit e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury.

Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës” – thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *