• |
ide | kryesore

Flet Strakosha: Çfarë ndodhi te goli i Norvegjisë

Sport



“Ajo situatë evitohet vetëm me përqendrim. Ishim pak jashtë lojë në atë moment. Në pjesën e dytë e ulëm pak ritmin”. Janë këto fjalët e portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha pas humbjes me Norvegjinë për mikrofonin e Supersport.

“Çfarë nuk shkoi sot? Na mungoi ritmi. Nuk kishim ritmin për të sulmuar Norvegjinë. Nuk ishim mirë nga gjendja fizike. Nuk do ta ulim kokën. Nivelin e kemi të lartë. Na duhet punë dhe përqendrim” – tha Strakosha.

“Normale duhet të ketë eksperimente. Duhen provuar të gjithë siç u provova edhe unë. Duhet ti japim dorën dhe t’i ndihmojmë futbollistët e rinj” – e mbyll portieri i kombëtares që këtë takim la në stol Etrit Berishën me probleme shëndetësore. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *