• |
ide | kryesore

(FOTO) Policia arreston zyrtarin e lartë serb në Mitrovicë, raportohen të shtëna armësh

Lajme, Të fundit

Policia arrestoi në Mitrovicën e Veriut shefin e të ashtëquajturës Zyrën për Kosovën, Marko Gjuriç.


Sipas gazetës Express, kur është kryer arrestimi i Gjuriç janë dëgjuar krisma armësh, sirena policie dhe të ambulancave.


Arrestimi ndodhi në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriç shkoi pa lejen e autoriteteve kosovare. Serbit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Raportohet se Marko Gjuriç po sillet në Prishtinë nën pranga.

Pas arrestimit, mësohet se policia i ka hedhur spraj qytetarëve serbë, të cilët po protestonin para Shtëpisë së Kulturës në Veri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.