• |
ide | kryesore

Humb jetën moderatori italian Fabrizio Fizzi

Paparazzi, Slider



Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i cili është firmosur nga bashkëshortja, dhe familjarët e moderatorit.

“Me Fabrizzion ka ikur një pjesë e jona, e historisë tonë, dhe një pjesë nga jeta e përditshme” – shkruan Rai teksa transmeton lajmin tragjik.

Fabrizio Fizzi e nisi karrierën e tij në vitin 1980 dhe punoi për 20 vite në Rai. Ai me 23 tetor  të 2017-tës u godit nga një ishemi kur ishte gjatë regjistrimit të spektaklit L’Eredita. Ai në një intervistë disa kohë më parë ishte shprehur që do ta mposhte sëmundjen. “Nuk ka mbaruar akoma. Nëqoftëse do t’ja dal do ju tregoj të gjitha detajet sepse do të bëhem një dëshmitar i kërkimeve. Tani janë kërkimet që po më ndihmojnë- është shprehur moderator disa kohë përpara se të ndërronte jetë.Ai ka qënë një ndër prezantuesit më të dashur për publikun,duke transmetuar shume programe të ndryshme nga “Il barattolo”, “Scomettiamo”, “Europa Europa”, “Luna Park” “Tale e quale shoë”. Fabrizio kishte kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me Carlotta Mantovan, dhe kishin 25 vite diferencë me njëri-tjetrin gjë që nuk e shqetësoi asnjëherë moderatorin. Ata kanë edhe një vajzë 5-vjeç e cila quhet Stella.

Televizionet italiane janë të gjitha në zi dhe të shokuara nga kjo humbje e madhe për median atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *