Duket se për LSI-në tashmë që është në opozitë, nuk ka qetësi. Kështu, ditën e sotme kësaj partie i vjen një tjetër goditje e madhe nga Devolli. Aty është larguar kryetarit të këshillit bashkiak duke sjellë kështu edhe krisjen më të madhe të kësaj force politike në rang këshillash bashkiakë.
Kryetari i këshillit bashkiak Devoll, Albert Lilo, përpos largimit të tij ka marrë me vete edhe tre këshilltarë të tjerë, duke u larguar nga partia e tij LSI e duke u bashkuar me grupin e këshilltarëve të partisë socialiste.
Si rezultat, LSI humb këta 3 anëtarë së bashku me kryetarit, të cilët e çojnë numrin e këshilltarëve të PS-së në 8. Më këtë lëvizje të fundit PS kontrollon këshillin e bashkisë Devoll, këshill i cili ka 21 anëtarë.
Siç duket, pasi kaloi nga qeveria në opozitë, LSI nuk është më e preferuar dhe po pëson largime të mëdha në rang këshilltarësh bashkiakë.
Mos i jepni me keto lajme , dava kurvash
Ca po ndodh eshte venia ne zbatim e skenarit te ideuar nga Ilir Meta kur u zgjodh president. LSI gradualisht do shperbehet dhe do bashkohet me PS.