• |
ide | kryesore

Krisje e madhe në LSI/ Largohet kryetari i këshillit bashkiak në Devoll, bashkohet me PS

Lajme



Duket se për LSI-në tashmë që është në opozitë, nuk ka qetësi. Kështu, ditën e sotme kësaj partie i vjen një tjetër goditje e madhe nga Devolli. Aty është larguar kryetarit të këshillit bashkiak duke sjellë kështu edhe krisjen më të madhe të kësaj force politike në rang këshillash bashkiakë.

Kryetari i këshillit bashkiak Devoll, Albert Lilo, përpos largimit të tij ka marrë me vete edhe tre këshilltarë të tjerë, duke u larguar nga partia e tij LSI e duke u bashkuar me grupin e këshilltarëve të partisë socialiste.

Si rezultat, LSI humb këta 3 anëtarë së bashku me kryetarit, të cilët e çojnë numrin e këshilltarëve të PS-së në 8.  Më këtë lëvizje të fundit PS kontrollon këshillin e bashkisë Devoll, këshill i cili ka 21 anëtarë.

Siç duket, pasi kaloi nga qeveria në opozitë, LSI nuk është më e preferuar dhe po pëson largime të mëdha në rang këshilltarësh bashkiakë.



2 Comments

  1. Ca po ndodh eshte venia ne zbatim e skenarit te ideuar nga Ilir Meta kur u zgjodh president. LSI gradualisht do shperbehet dhe do bashkohet me PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *