• |
ide | kryesore

Londra përshëndet aleatët: Përgjigje e jashtëzakonshme ndaj Rusisë

Planet



Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson përshëndeti sot “përgjigjen e jashtëzakonshme” të aleatëve të Britanisë së Madhe kundër Rusisë, si reagim të helmimit të ish-spiunit Serguei Skripal dhe vajzës së tij, më 4 mars në Angli.

“Përgjigjja e jashtëzakonshme e aleatëve tanë përbën lëvizjen më të madhe në histori të dëbimit të agjentëve rusë dhe mundëson mbrojtjen e sigurisë tonë të ndarë”, shkroi ministri në një postim në rrjetin social Twitter, pasi 14 vende të BE-së, përfshirë Kanadanë dhe Ukrainën njoftuan sot dëbimet e përfaqësuesve rusë, shkruan ata.

“Ne përshëndesim veprimin e aleatëve tanë, që tregon se jemi të bashkuar për t’i dërguar Rusisë sinjalin se ajo nuk mund të vazhdojë të injorojë të drejtën ndërkombëtare”, shtoi një zëdhënës i kryeministres, Theresa May në një komunikatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *