• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur italian Fabrizio Frizzi

Planet



Prezantuesi i njohur italian Fabrizio Frizzi ka vdekur gjate nates në spitalin Sant’Andrea në Romë, pasi humbi betejen me jeten, pas nje hemorragjie cerebrale.

Mediat italiane kane raportuar sot per humbjen e madhe dhe vete RAI e ka quajtur ndarjen nga jeta te Firzzit si nje humbje te nje pjese te rendesishme te tij.

“Me Fabrizion iken nje pjese prej nesh, e historise sone, e jetes sone te perditshme”- ka thene zyrtarisht RAI.

Lajmin e kane dhene familjaret, gruaja e tij Carlotta, vëllai i tij Fabio dhe familja e tij: “Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na ke dhënë”.

Më 23 tetor, Frizzi pesoi ishemi gjatë regjistrimit të një episodi të programit “L’Eredità”. Ai u dergua ne spitalin e Romes, por u permiresua dhe doli disa dite me vone.

Prezantuesi u kthye në TV në dhjetor, gjithmonë në krye të programit ne RaiUno. Më 5 shkurt, ai mbushi 60 vjeç. Duke folur për sëmundjen, ai tha, “Nuk ka mbaruar akoma: nëse unë shërohem, do t’ju tregoj gjithçka në detaje, sepse unë do të bëhem dëshmitar i hulumtimit, tani është hulumtimi që më ndihmon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *