• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Ramës: 2018, viti më i zi për zyrtarët dhe bandat me kostume

Lajme



Edi Rama paralajmëroi publikisht se 2018-ta do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar.

Në një takim me punonjës të Policisë së Shtetit, kreu i qeverisë tha se operacioni ‘Forca e Ligjit’ po jep rezultate shumë të mira, ndërsa u ndal tek abuzimet me pronat në bregdet, si në rastin e Kavajës por edhe atë të Lezhës, ku u arrestuan disa zyrtarë, mes tyre edhe kryebashkiaku Frran Frrokaj.

“Nuk ka diskutim që ky vit do të shënojë një marrëdhënie të re në përballjen e policisë me krimin e organizuar, pasi do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar. Vitet do të shkojnë duke u nxirë për krimin organizuar dhe elementet kriminale që janë të përfshirë në këtë organizata. Operacioni ‘Forca e Ligjit’ ka dhënë rezultate që tregojnë atë që kemi pritur, rezultate shumë premtuese për hapat në vijim. Shumë e rëndësishme që mos të harrohet. Se pak ditë më parë Policia e Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda, organizoi një operacion të rëndësishëm. Pas Kavajës ishte operacioni i Lezhës. Ka një qasje për ta shtrirë veprimtarinë e Policisë atje ku duket se zona është e lirë, për t’i dhënë përgjigje atyre zyrtarëve që abuzojnë. Ne kemi marrë vendimin për të bllokuar vijën bregdetare, për t’ju dhënë përgjigj zyrtarëve të lartë, të mesëm, dhe bandave me kostume apo dhe pantallona të shkurta që kanë abuzuar me pronë, duke bërë regjistrime në rërë, në zonat e gjelbëruara pranë bregut. Prona që janë krime. Një nga elementet më të përhapur është trajtimi i këtyre toka si bujqësore. Ata kthehen në pronarë të detit, të rërës, apo dhe pishave. Jam i bindur se operacioni Forca e Ligjit edhe me rritjen e kapaciteteve brenda dhe jashtë, do të japë një përgjigje të merituar edhe në këtë drejtim. Dua ta mbyll aty ku e nisa, pasi kam bindjen se strategjitë dhe planet e masve kanë rëndësi të veçantë. Por nuk e vendosin në punë fatin e Policisë. Policia e shtetit është më e vendosur.”, u shpreh Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *