• |
ide | kryesore

Pas Lezhës, nisin hetimet për tjetërsimin e pronave edhe në bregdetin e Durrësit

Lajme
Durres-plazh.gif



Vazhdon hetimi për abuzimin e pronave në bashkitë e vendit. Pas Lezhës, ku përfunduan në qeli zyrtarët e bashkisë së Lezhës, bashkë me kryetarin, fillon një tjetër hetim për çështjen e pronave në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.

Mësohet se në shënjestër janë vënë 30 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t. Prokuroria ka kërkuar që në vijim të hetimeve të nisura të marrë në pyetje punonjësit e këtyre dy institucioneve.

Sipas kësaj prokurorie, në Durrës është bërë masakër me tjetërsimin e pronave. Po ashtu, mësohet se janë një sërë dosjesh tashmë të sekuestruara, të cilat po i nënshtrohen hetimeve intensive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *