• |
ide | kryesore

PD dhe LSI mbledhje e përbashkët grupesh parlamentar në orën 15:00

Lajme, Të fundit



Për herë të parë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kenë një mbledhje të përbashkët të grupeve parlamentare.

Mbledhja e përbashkët do të mbahet në ambientet e Kuvendit, ndërsa burime brenda dy partive bëjnë të ditur se ishte parashikuar për në orën 13.30.

Ka qenë PD që ka kërkuar shtyrjen e kësaj mbledhje për në orën 15.00, për shkak të komisionit hetimor “Tahiri”.

Nuk dihet ende qëllimi i kësaj mbledhje të përbashkët të dy grupeve të opozitës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *