• |
ide | kryesore

Pornostarja rrëfen natën e parë të seksit me Donald Trump: Me tha se i ngjaja të bijës

Planet



Pornostarja Stormy Daniels ka rrëfyer se si ka bërë seks të pambrojtur me Donald Trump. Intervista e shumëpritur u transmetua të dielën në mbrëmje në SHBA. 39-vjeçarja bëri disa komente interesante. Ajo tha se bëri seks me Trump në vitin 2006, edhe pse nuk i pëlqente ai fizikisht.

Pornostarja tha se para seksit, teksa Trump po zhvishej, ajo e godiste me një revistë që kishte fotografinë e tij në kopertinë. Daniels tha se një person i panjohur e kishte kërcënuar atë dhe të bijën në vitin 2011, kur tentoi që të bënte publike historinë.

Në intervistën bombastike ajo tha se e takoi presidentin në vitin 2006 gjatë një turneu golfi. Ajo e goditi atë me një revistë Forbes, që kishte fytyrën e tij në kopertinë. Pas kësaj, ata bënë seks të pambrojtur. Pas kërcënimeve në vitin 2011, Daniels tha se kishte shumë frikë që të shkonte në polici. Trump i tha asaj që të mos shqetësohej për të shoqen, Melania, e cila sapo kishte lindur djalin e tyre Barron, pasi flinin në dhoma të ndryshme.

Një avokat i presidentit thuhet se i ka ofruar asaj një shumë prej 130 mijë dollarësh për të heshtur për këtë aferë. Megjithatë Daniels tha se ajo do që njerëzit të mësojnë të vërtetën, edhe pse rrezikon një gjobë prej 1 milionë dollarësh. Interesant është fakti se përpara se të bënin seks, Trump i kishte thënë pornostares se ajo i ngjan me të bijën. Prej kohësh mediat kanë spekuluar se Trump është i fiksuar me të bijën, Ivanka. Një nga dyshimet kryesore është pse nuk foli kur Trump ishte thjesht biznesmen, por vetëm tani që ai u bë President.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *