• |
ide | kryesore

Prokuroria heton pasurinë e Adriatik Llallës, vendimi u paralajmërua nga Donald Lu

Kryesore



Me tërheqjen nga sistemi gjyqësori, Adriatik Llalla arriti ta shmangë “gjyqin publik” të Vettingut, por nuk do t’i shpëtojë hetimit të pasurisë së tij. Materialet që u mblodhën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për 5 muaj me radhë do të përdoren për hetimin që ka nisur prokuroria e Durrësit.

Vendimi nuk është surprizë. Më shumë se fjalia e Arta Markut në Real Story, që për Llallën tha se “prokuroria do të marrë mbi vete të gjithë përgjegjësitë”, ish kreprokurori po hetohet pas këmbënguljes nga ambasada amerikane.

Vendimi ishte paralajmëruar me një deklaratë direkte nga Donald Lu, që pas tërheqjes së Llallës nga sistemi gjyqësor u shpreh: “Tërheqja nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e pashmangshme penale”.

Akuzat e Llallës për ambasadorin amerikan kanë qenë të shumta. Ish prokurori i përgjithshëm tregoi publikisht se Donald Lu e kishte shantazhuar duke i kërkuar arrestimin e politikanëve të caktuar dhe mbylljen e çështjes së Bankers Petroleum.

Së fundmi, Llalla e akuzoi Donald Lu se kishte gënjyer departamentin e Shtetit për të marrë firmën e Rex Tillerson që ndaloi hyrjen e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një prononcim për Wall Street Journal, ish kryeprokurori tha se ishte “i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit”

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht” ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.

Por në të njëjtën ditë, Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”.

Ndërkohë në një shkrim të Deutsche Welle për Adriatik Llallën shkruhej se “Fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentat zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda. Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit. Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera”©Lapsi.al



3 Comments

  1. Respekt per aleatin gjigand dhe vendimtar per kombin shqiptar SHBA . Nje shtet si SHBA qe eshte i ndertuar mbi bazen e demokracise dhe meritokracise , i pjerdh ne turinj provincialet ballkanas qe jane pseudo elita me origjine ruralo-bolshevike.

  2. Pra fajet i paska patur Llalla, edhe korrupsionin ai e paska bere, edhe shkeljet e ligjit, edhe abuzimet me tenderat, edhe trafikun e droges, edhe gjithcka tjeter. Atehere paskemi shpetuar perfundimisht qe sot kemi nje Arta Marku krejt te virgjer nga mekatet e paraardhesit Llalla. Por…kur u be ky Llalla kaq djall me brire keto 3-4 muajt e fundit sa u thartua me Lu-lu ne? Se Llalla aty ka qene 5 vjet K/Prokuror? Nejse,. rendesi ka qe nga sot me Markun K/Prokurore e me Lu-lu ne akoma Guvernator nuk do kemi me korrupsion, trafiqe, maskaralliqe…te gjitha keto paskan patur autor Llallen. (edhe ato pergjimet e Habilajve ne Itali per trafiqe droge ndonese flisnin per Tahirin, do kene patur parasysh Llallen)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *