Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj europianë po dëbojnë dhjetra diplomat rusë në një përgjigje të koordinuar ndaj helmimit të një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe.
Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë nga SHBA.
Gjermania, Franca, Ukraina dhe disa vende të tjera të BE-së kanë bërë të njëjtën lëvizje.
Rusia reagoi duke theksuar se do të përgjigjet “proporcionalisht”.
Rusia mohon çdo rol në sulmin ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury, në Anglinë jugore. Të dy janë të shtruar në spital, në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e dënoi BE-në për një ‘intepretim të shfrenuar të solidaritetit’ me Britaninë e Madhe.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord javën e kaluar se ishte shumë e mundur që Rusia të qëndronte pas helmimit të ish-spiunit rus me agjent nervor.
Në SHBA, 48 nga diplomatët që do të dëbohet thuhet se janë të vendosur në Ambasadën Ruse në Uashington dhe pjesa tjetër janë në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Është urdhëruar edhe mbyllja e Konsullatës ruse në Siatëll.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë:
“Më 4 mars, Rusia përdori një agjent nervor ushtarak për të vrarë një qytetar britanik dhe vajzën e tij në Salisbury.
Ky sulm ndaj aleatit tonë, Mbretërisë së Bashkuar, vuri në rrezik jetën e shumë të pafajshmëve, duke lënë tre persona me dëmtime serioze, mes tyre edhe një officer policie.”
Departamenti e quajti sulmin një shkelje të egër të Konventës së Armëve Kimike dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare, shkruan BBC.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, tha se vendimi i tij për të dëbuar 13 diplomatë rusë është marrë ‘në frymën e solidaritetit me partnerët tanë britanikë dhe aleatët transaltantike, si dhe në bashkërendim me vendet e BE-së.”
Ditën e sotme, vende të ndryshme europiane, përfshi Letoninë, Lituaninë, Estoninë dhe Poloninë, thirrën ambasadorët rusë në Ministritë e tyre të Jashtme.
Edhe Shqipëria largoi dy diplomatë rusë. Ambasadori Karpushin është thirrur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu komunikua vendimi për largimin e këtyre dy personave. Në njoftimin e ministrisë thuhet se “veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”.
NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISË SË JASHTME
Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksandër Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.
©LAPSI.AL
si mund ta kuptojme kete situat ,per me gjere qarte ,ne cdo detaj ,,akoma po ecim ,me shpejtesin e amortizimit duke u konsumuar totalisht e sa me mundesin e riparimit dhe gjallerojme perseri,mundesit ekzistojne ,e drejta haku eshte gjalleri frski shprese dhe pasaporte per ne cdo zemer ,vetem duke dashur per tjetrin ate cfar duam per vete ,por qe te arrihet zbutja ,kuptimi vlersimi ndersjellte sejcili pritet te jape shebull i pari qe un jam per lirit dhe te drejteh akun dinjitetin njerzore mirkuptimin cakun ,te verteten ,perderi sa ne pergjithesi kemi nje zot planet ku jetojme uj ajr tok te perbashket,te gjith kemi logjik dhe gjith per vete te miren drejten drejtesin hakun e deshirojme dhe padrejtesin te na behet e urrejme te gjith edhe pse me pare ndonse bota u perfshi ne gabime ,nuk jemi vone qe njeritjetrit ti shprehim frymen e mirkuptimit tolerances, marrveshjeve dhe respektimit si njerez qe jemi ,dhe si domosdoshmeri vartesise ,si urdher te zotit,si gjalleri zgjillje ,sukses dhe shprese ,duke ndalur te keqen ne cdo shkalle zhvillimi dhe duke zhvilluar te miren ne cdo shkalle dhe pikpamje,zemra shpirti te gjitheve na thot me ruaj me shpeto mos me humb por kur neve veprojme te keqen njeri tjetrit ,kurr me te sigurt nuk do jemi nga mos shkatrrimi jon por cfar u mboo po korret tani dhe po tani cfar te mbjellim dhe ti bejme sherbimin do korrim ne te ardhmen,vall duhet ta duam veten duhet te sigurohemi qe me te vertet e duam qe te mos zhgenjehemi sepse padrejtesia nuk triumfon nuk ka dobi vec humbjes dhe ndeshkimit shkatrrimit kurse drejtesia kur zhvillohet ka cdo te mire ne zhvillimin e vet ,a nuk jemi ne kohe te vlersojme ralitetin ndajme problemet dhe pranojme zgjilljet, perderi sa mundesit e paqes dhe te luftes jane ne doren njerzore basi ne jemi ato qe i bejme sherbimin per te ndollur lufta dhe paqa,me respekt per te gjith ,komenti ishte nje gure per te ndertuar themelin e gjalleris zgjilljeve shpreses,ne mezin tone
Me dehu ky komenti siper….. po iki te shtrihem. Yyyyyu te qifsha ruset dhe te gjithe skithet e botes!
Midis Anglise dhe Rusise(apo ish Bashkimit Sovjetik) “lufta” midis spiunve ka qene qysh prej luftes se dyte botrore dhe eshte nje “problem” qe u perket atyre per ta “zgjidhur”! Futja “ne loje” e shteteve qe jane ne NATO eshte nje “loje e rrezikeshme” dhe aq me shume per shtete te vogla si Shqiperia behet me e rrezikeshme. Nuk mohohet ndihma e madhe amerikane si ne berjen e Vetingut etjera por kjo sdo te thote qe ne te “hyjme” me sy mbyllur kudo per kete. Zgjerimi i NATO-s ne disa vende nen “influencen sovjetike te Balltikut e Ukrahine ka qene shume i gabuar dhe do te kete pasoja te tjera ndoshta ku sduhet te na “perkasin” neve si shqiptare dhe ne duhet ti mendojme mire gjerat para. Jo te gjithe shtetet europiane do ta mbeshtesin nje “çmenduri” te tille ku Italia do jete e para me qeverin e re te pas 4 prillit qe do te heq embargon kunder Rusise dhe ve bast me kedo per kete qe do ndodhe.