• |
ide | kryesore

Teatri/ Rama pyet Alket Hysenin për vjedhjen e tokave, deputeti i thotë se s’ka faj

Lajme, Të fundit



Akuzat që i bëhen deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hysenit për vjedhjen e një sipërfaqeje toke në Dhërmi kanë shkuar deri në veshin e kryeministrit.

Por nga ajo që ka ndodhur në grupin parlamentar të PS këtë të hënë kuptohet se Rama ka qenë i shqetësuar më shumë për imazhin që krijohet në publik, sesa për të vërtetën e ngjarjes.

Në fillim ai ka pyetur Alket Hysenin, se si qëndronte çështja dhe kur deputeti i ka thënë se “gjyqin e kemi fituar 8 herë”, kryeministri e ka porositur të dalë dhe ta sqarojë publikisht pozitën e tij.

Biseda për këtë temë është mbyllur me kaq dhe grupi parlamentar i PS ka vazhduar në pikat e tjera, si çështja e financimit rus të PD-së, analiza 6 mujore e punës së ministrave apo kontaktet e deputetëve të tjerë me qytetarët.

Po sot ka dalë në media pasuria deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, një listë e gjatë me shtëpi, toka dhe llogari bankare.
Hyseni mbajti postin e Kryetarit të Komisionit të Garancive Statutore në PS gjatë kohës kur Rama vendosi të mos bëjë zgjedhje në parti, sepse kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

Për bindjen e verbër ndaj kryetarit, Alket Hyseni u shpërblye me disa muaj në krye të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, për t’u katapultuar më pas në grupin parlamentar të PS-së.



7 Comments

  1. “”””Rama ka pyetur Alket Hysenin, se si qëndronte çështja dhe kur deputeti i ka thënë se “gjyqin e kemi fituar 8 herë”, kryeministri e ka porositur të dalë dhe ta sqarojë publikisht pozitën e tij. “”””

    E ku eshte teatri ketu ? ”

    ”””Rama ka qenë i shqetësuar më shumë për imazhin që krijohet në publik, sesa për të vërtetën e ngjarjes.””””

    Nga e nxorri kete konkluzjon ky bushati kete nuk e marr vesh ?

  2. O yyyy shkelja me flagrante eshte se ky jurist e ka blere token kur kjo ishte e bllokuar me vendim gjykate,pra eshte nje transaksion i pavlere.Rama e di mire besoj tere historine e tokes pasi nje i mete e mer per koincidece gjithe proceduren e kesaj toke nga Hyseni deri tek leja e aprovuar nga KM per mikun e tij Papuli.Pra eshte nje grabitje pushteti kjo toke pa mbaruar procedurat gjyqesore,dhe per fat te keq eshte bere me bekimin e qeverise.

  3. LALI VETEM ME DROG E PROSTITUCION VIHEN KETO SE ME PUNE TE NDERSHME AS PER 1110 VJJET NUK ARR(IHENN NE BURG DHE SEKUISTRIM

  4. “I paster” edhe ky Alketi si puna e Elisa Spiropalit qe nuk i ka deklaruar dy shtepite te kodra e diellit njeren dublex. C’hajdute te felliqur keta te rilindjes. E Rama mos bej sikur nuk i di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *