• |
ide | kryesore

Tritol lokalit në Burrel, lënda plasëse u hodh nga dritarja e tualetit

Lajme, Të fundit



Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Burrelit mbrëmjen e të dielës. Nga lënda plasëse nuk raportohet për të lënduar, por shpërthimi ka dëmtuar xhamat e disa banesave në lagjen “Partizani”, pranë shkollës “31 korriku”.

Policia njofton se lënda eksplozive i ishte vënë një lokali, që ishte marrë me qira nga 35-vjeçari S. L. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë krehur zonën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22.05  në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal  në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:  Në  lagjen ‘Partizani’, Burrel,  në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga  dritarja e tualetit të lokalit  është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka  shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *