• |
ide | kryesore

U arrestua në Kosovë, Gjuriç pas mbërritjes në Serbi: Ndjehem keq…

Lajme, Të fundit



Pak pas orës 20:00, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç kaloi pikën kufitare në Merdare, dhe u shpreh para mediave se ndihej keq.

Gjuriç u arrestua në Mitrovicën e Veriut gjatë një takimi me serbët e atjeshëm, pasi hyrja e tij në territorin e Kosovës ishte e kundraligjshme.

Forcat speciale të Kosovës e dërguan Gjuriç në Prishtinë ku e morën për pak minuta në pyetje. Më pas e nisën nën masa të larta sigurie për në kufi me Serbinë.

Arrestimi i Gjuriç ka shkaktuar reagime të mëdha jo vetëm në Kosovë dhe Serbi, por ka sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *