• |
ide | kryesore

U arrestua për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit, del para gjykatës ish-presidenti i Katalonjës

Planet



Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont pritet të paraqitet sot përpara një gjykate gjermane pas arrestimit të tij të dielën, për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja. Gjykata do të vendosë nëse ai duhet të mbetet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit.

Arrestimi i tij në Gjermani shkaktoi një valë protestash në Katalonjë, ku mijëra separatistë u përballën me policinë.

Të premten Gjykata e Lartë spanjolle vendosi që 25 udhëheqës të Katalonjës të gjykohen për rebelim, përvetësim dhe mosbindje ndaj shtetit. Gjykata lëshoi gjithashtu urdhër-arresti ndërkombëtar për Carles Puigdemont-in dhe katër politikanë të tjerë të cilët ndodhen në mërgim të vetë-imponuar në Belgjikë dhe Skoci, shkruan VOA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *