• |
ide | kryesore

Alarmi/ Si po shkrin akulli Totten, me sipërfaqe sa Franca

Stil



Akulli Totten, sipërfaqja e të cilit është sa ajo e Francës, është nën mbikqyrjen e shkencëtarëve. Një grup kërkuesish nga programi antarktik australian (AAP) njoftoi në një komunikatë se sipërfaqja e akullit që është shkëputur dhe që lundron është më e madhe nga sa besohet. Kjo është një pasojë e ngrohjes globale që rrezikon rritjen e nivelit të detit. Eksperti Ben Galton-Fenzi, drejtor i AAP-së thotë se akulli Totten është një nga më të shpejtët ndër akujt e mëdhenj të Antarktidës dhe besohej se një pjesë e konsiderueshme e tij ishte e mbështetur mbi zonën shkëmbore të Antarktidës.

Ekspedita shkencore përdori valë sizmike artificiale që të mund të vërejnë përmes akullit, kështu u arrit që të zbulohej se një volum akulli shumë më i madh nga sa besohej lundronte mbi oqean. Në disa vende besohej që ishte i ngecur, por u zbulua ujë poshtë tij, çka tregon se është duke lundruar. Akulli ka një sipërfaqe më të madhe të ekspozuar në ujë dhe për këtë është më i ndjeshëm për ndryshimet klimaterike të së ardhmes, – pohon Winberry, profesor në “Central Washington University”. Nëse do të shkrijë plotësisht, Totteni ka mjaftueshëm akull sa për të rritur nivelin e ujit në tre metra.

Sipas Nasës, qysh prej 2002 Antarktida ka humbur 125 milionë tonelata akull në vit. Meqë kontinenti përmban 62% të rezervave të ujit të freskët, kjo mund të shkaktojë shkripëzimin e deteve botërore, çka do të provokonte ngordhjen e shumë specieve detare. Që nga shekulli XX niveli i deteve në botë është rritur 20 cm dhe në fund të këtij shekulli mendohet që do të arrijë deri në një metër ose më shumë, por ende nuk dihet. Gjithsesi e rëndësishme është studimi i akujve si Totteni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *