• |
ide | kryesore

Ambasadori amerikan në Serbi pas arrestimi të Gjuriç: Ngjarjet në Mitrovicë janë hap i madh pas

Lajme, Të fundit



Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka reaguar në lidhje me ngjarjet në Mitrovicë. Në një status në Twwiter, ai tha se këto zhvillime janë hap i madh pas.

Zhvillimet në Mitrovicë paraqesin hap të madh pas. Shpresoj se do të mbizotërojnë kokat e ftohta dhe të mundësojnë qetësimin e situatës. Dialogu nuk ka alternativë dhe bashkëjetesë paqësore të të gjithë popujve në Ballkan”, – ka shkruar Scott në Twitter.

Reagimi i tij vije pasi që pjesëtarët e Policisë së Kosovës arrestuan shefin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thirri edhe një mbledhje urgjente të Këshillit Nacional të Sigurisë, ku akuzoi rëndë krerët e shtetit të Kosovës dhe policinë. Ai kërcënoi edhe serbët që ishin pjesë e aksionit të policisë.



1 Comment

  1. AUTOGOL KOSOVAR. DHUNE E PANEVOJESHME ME CIVILE TE PA ARMATOSUR. GJURIC NUK DUHEJ TE TRAJTOHEJ NE ATE MENYRE SERBEVE I ESHTE DHENE NJE ARME QE I MUNGONTE PREJ VITESH. KOSOVARET DHE SHQIPTARET JANE TRIMA ME TE PAARMATOSURIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *