• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e financimeve ruse për Partinë Demokratike

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se akuzat ndaj Partisë Demokratike për marrje të financimeve nga kompani të lidhura me Rusinë janë trillime. Në një intervistë për Fax News, Berisha thotë ato janë sajuar nuga Rama.

“Fushata për gjoja lidhje ruse elektorale të PD, është një trillim fund e krye i Ramës për të krijuar ngjashmëri me atë fushatë që është sot në SHBA kundër Trump, për të maskuar lidhjet e tij të cilat dora-dorës do dalin në dritë, nafta dhe lidhje të tjera.

Ajo që mund të them unë me përgjegjësi të plotë se PD nuk ka pasur asnjë kontratë me asnjë kompani ruse. PD nuk ka marrë asnjë qindarkë nga rusët. Dhe së fundi, PD nuk ka pasur asnjë kontakt me rus, biznesmenë apo të çfarëdo lloji tjetër. Kjo është e vërteta” – thotë Berisha që shton se këtë fushatë e ka ngritur Soros.

“Kush i fryn fushatës pro ruse? Është Soros një nga më kryesorët. Sepse Soros, për të justifikuar sulmet e egra që i bëhen thotë se “këto mi nxit Putin”.

I pyetur nëse hetimi federal do të vërtetojë lidhje të PD-së me Rusinë dhe përgjegjësinë që duhet Basha të marrë për këtë çështje, Berisha thotë se “Hetimi federal është gjëja më e mirë. Edhe një herë them se PD nuk ka marrë asnjë qindarkë, rubël apo dollarë nga rusët kurrë.

Byroja federale dhe prokuroria të bëjnë hetimet më të thelluara dhe do dalë prapë se PD nuk ka marrë asnjë qindarke nga kompani ruse, do dalë se PD nuk ka pasur asnjë kontratë apo kontakt me kompani ruse dhe shërbimet e tyre. Se çfarë mund të jetë thurur ato pastaj hetimi do i sqarojë dhe PD është e interesuar për hetimin” – e mbyll Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Edhe leket e shqiptareve ishin leke te pastra dhe nuk kishte pastrim lekesh ne shqiperi ha ha ha ha sa te verteta ka ketu ha ha ha DIKUR JO TANI ha ha ha ah mor sali besoj qe ste beson njeri me .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *