• |
ide | kryesore

Berisha: Rama emëroi tek SHÇBA ish-gjykatësin kriminal që liroi 9 trafikantë

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme, Edi Rama emëroi ‘gjykatës kriminel që në 9 procese liroi 9 trafikantë droge’.

Nëpërmjet Facebook, Berisha shkruan se Agim Hysi është i përfshirë në lirimin e një të akuzuari për vjedhje bankash, lirimin e një të dyshuari për grabitje me armë dhe jo vetëm.

POSTIMI I SALI BERISHËS: 
Lajmi i fundit nga Narkoshteti!
Rama emëron në krye të SHÇMB famozin Agim Hysi, ish gjykatësin kriminel që në 9 procese liroi 9 trafikantë drogë!
Lexoni mesazhin e zyrtarit te larte dixhital! sb “Pershendetje Dr.Drejtori i ri i ShKB Agim Hysi ka qenë gjyqtar në Vlorë dhe është shkarkuar nga KLD si gjyqtar që ka liruar kriminele. Ai e ka ankimuar deri në Kushtetuese 2 herë por e ka humbur betejën. Ai ka apeluar dhe ne Strasburg por ka humbur.
Fakte:
1: si kryetar i trupit gjykues ka liruar G.B i akuzuar për vjedhje bankash në bashkëpunim
2. Ka urdhëruar lirim të menjëhershëm të V.Q akuzuar për grabitje me armë.
3. Në 9 vendime ka liruar 9 trafikantë droge (hashash) duke u dhënë masa të buta dënimi. Të 9 këto vendime janë prishur nga gjykatat më të larta.
Ky është emëruar drejtor i SHKB”



3 Comments

  1. Aman mo aman ku I gjen ky genjeshtari digital kto budallaqe. Po bej nje kerkim para se ti nxjerresh o sali se po behesh gaz I botes je bere si ata femijet cfare ti thon e mer per te mireqen.

  2. Ktij nuk I besoj me fare une. Cado qe te thot une nuk I besoj. Ky eshte nga ata qe genjen edhe te vdekurit. Aman o Sali dhe ju portale na I kurseni kto budalleqe te ktij plakut mere

  3. Ktij I eshte bere zakon qe te flasi per cdo gje edhe kur nuk ka informacion. Na rruajt zoti gojen kur nuk kemi gje per te thene thon shkodranet. Edhe tani qe je deputet I thjesht ke filluar na uzurpon ekranet dhe portalet, na I shpife.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *