• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrestohet shqiptari i lidhur me Cosa Nostra

Lajme, Të fundit

Hetimet nisën që në dhjetor të vitit 2016. Qindra përgjime telefonike dhe mjedisore. Mes të arrestuarve të policisë në Firence, është dhe shqiptari Pavlin Delia.


Arrestimi i tij do të kishte kaluar “lehtë” nëse nuk do të ishte pjesë e një grupi kriminal, ku pjesëtarë do të ishin dhe anëtarë të Cosa Nostra-s.


Kështu në një operacion të policisë në Fierence, veç shqiptarit u arrestuan dy vëllezërit Giovanni e Renato Sutera si dhe Ruben Crespo Guerra.

Më i rrezikshmi është Giovanni Sutera, i cili ka vrarë dy persona. Në vitin 1985 ai ka vrarë dhe 17-vjeçaren Graziella Campagna. Ai ishte liruar me kusht, për sjellje të mirë.


Por të 4 të arrestuarit kishin ndërtuar një mekanizëm të “suksesshëm”. Mbillnin kanabis në Spanjë dhe më pas e fusnin në territorin italian. Kishin marrë një lokal në qendër të Firences, që e përdornin për të shpërndarë drogë.

Nga hetimet e policisë rezultoi se droga pasi vinte nga Spanja në Itali, përfundonte në duart e shqiptarit Pavlin Delia i cili merrej me magazinimin dhe shpërndarjen, raporton GSh.


Por Pavlin Delia nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2015 ai ishte pjesë e një hetimi, për mashtrim. Sipas organit të akuzës, Pavlin Delia në bashkëpunim me Irme Musaraj i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një sasi lekësh mjekut Emil Kalimeri.

Po këto akuza nuk u vërtetuan nga Gjykata e Apelit dhe mjeku nga ana tjetër u shpall fajtor për përndjekjen e Irme Musarajt. Po ajo që është interesante është fakti se Pavlin Delia hiqej si “agjent i INTERPOL”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.