• |
ide | kryesore

Grabitësit e Fierit nuk kishin celularë më vete, dalin detaje nga hetimi

Lajme, Të fundit



Emrat e tre prej pesë grabitësve që tentuan të vjedhin me armë banesën e Minella Muçit mëngjesin e të premtes në qytetin e Fierit mbeten ende engimë.

20-vjeçarit Xhuliano Sollaku, që mbeti i vrarë dhe Arben Muçës që u plagos, nuk u janë gjetur me vete telefonat celularë. Për këtë arsye, deri tani ka qenë e pamundur që të verifikohet se me kë kanë komunikuar natën e ngjarjes Xhuliano Sollaku dhe Arben Muça.

Por, pavarësisht se nuk u janë gjetur me vete aparatët celularë, burimet shprehen se hetuesit janë duke siguruar të dhënat e numrave që janë përdorur së fundmi nga viktima dhe i plagosuri prej të afërmve të këtyre të fundit. Më pas, do t’u kërkohet kompanive celulare përkatëse që të mundësojnë tabultet telefonike të numrave që janë përdorur nga Sollaku dhe Muça.

Dyshohet se para se të shkonin për të kryer grabitjen, t’i kenë lënë celularët në automjetin tip fuoristradë me të cilën u larguan tre prej tyre.

Në momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pranë hyrjes së pallatit ku jetojnë çifti i të moshuarve Muçi, të pesë grabitësit kanë zbritur me vrap shkallët dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë.

Arben Muça ka zbritur në trotuar dhe ka qëlluar me kallashnikov drejt policisë, duke mundësuar largimin e tre prej pesë grabitësve. Kur Arben Muça është plagosur dhe ka rënë në tokë, ka qenë Xhuliano Sollaku që ka mbuluar shokët e tij duke qëlluar kundër policisë. Por, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Sollaku ka mbetur i vdekur në vend.

Duke përfituar nga mbulimi i dy shokëve të tyre, tre grabitësit e tjerë kanë mundur të largohen me një automjet tip foristradë, ndërkohë që fatmirësisht në radhët e policisë nuk ka pasur të lënduar. Burimet pohojnë se pavarësisht se ka persona që dyshohet se kane dijeni mbi ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *