• |
ide | kryesore

Këshilli Bashkiak i Kukësit kundërshton taksën e “Rrugës së Kombit”, thirren qytetarët në protestë

Lajme, Të fundit



Të majtë e të djathtë në Këshillin Bashkiak të Kukësit bëhen bashkë për t’i kërkuar qeverisë që të anulojë taksën për kalimin në Rrugën e Kombit. Ata thonë se aplikimi i taksës prej 5 euro për kalimin në këtë rrugë do të shoqërohet me rritje të çmimit nga shoqëritë e transportit privat. “Kryeministri ka heshtur, institucionet kanë heshtur, kreu i Parlamentit ka heshtur… Propozim im është që të caktojmë një ditë dhe një orë për një protestë paqësore për kundërshtimin e taksës”, ka thënë Arif Rexhmat, kreu i Këshillit Bashkiak të Kukësit. Kompania koncensionare është ende në fazën testuese të sistemit për aplikimin e tarifës prej 5 euro, ndërsa pagesa do të fillojë shumë shpejt. Tarifa është kundërshtuar edhe nga qeveria e Kosovës.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *