• |
ide | kryesore

Korçë/ 47-vjeçari gjendet i varur në banesë

Lajme



Një 47-vjeçar u gjet i varur në afërsi të banesës së tij në fshatin Qatrom të Korçës.

Në hangarin që përdorej si kasolle për bagëtitë, është gjetur i pajetë, shtetasi P.U., 47 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera nuk u konstatuan shenja dhune, njofton policia, ndërsa dyshimet janë se 47-vjeçari i ka dhënë vetë fund jetës.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, sipas të njëjtave burime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *