• |
ide | kryesore

OSHEE: Një pjesë e Tiranës sot pa energji, këto janë zonat që do preken

Lajme, Të fundit



Një pjesë e Tiranës do të vuajë nesër ndërprerjen e energjisë elektrike.

Njoftimi është dhënë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i cili shkak për ndërprerjen do të jenë punimet që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes së energjisë elektrike TM 20 kV fideri 356 i NST Rajonal 220 kV, si dhe instalimin e rrjetit të ri 20 kV në disa kabina.

Energjia do të stakohet në 3 fidera të stacionit rajonal dhe punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00 – 15:00.

Sipas njoftimit të OSHEE, energjia do të ndërpritet për abonentët e këtyre zonave:

Zona pranë ish parkut të autobuzave në rrugën “Don Bosko”, rruga “Shahin Matraku”, rruga “Anastas Shundi”, pranë ish-Uzinës ”Dinamo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *