• |
ide | kryesore

Përsëri probleme për Lionel Messin, nuk luan as kundër Spanjës

Arkiva, Sport



Lodhja muskulore në këmbë do t’ia pamundësojë Lionel Messit paraqitjen edhe në ndeshjen tjetër miqësore të Argjentinës, sonte kundër Spanjës në Madrid.

Edhe pse i kishte kompletuar dy seanca stërvitore të dielën dhe të hënën pa asnjë problem, problemi i ngjashëm i është shfaqur atij përsëri të hënën mbrëma, raportojnë mediat spanjolle, përcjell Express.

Edhe pse Messit do t’i jepet rasti deri në momentet e fundit të vendosë nëse do të luajë, është e qartë se kapiteni i Argjentinës nuk do t’ia dalë.

Messi ka pasur për qëllim të luajë sonte kundër Spanjës.

“Ideja është të luajë kundër Spanjës”, tha mbrëmë Messi për Fox Sports.

“Më thanë të vendosja nëse doja të luaja kundër Italisë dhe nuk e bëra, por tani kam stërvitur normalisht. Jam ndier mirë, prandaj shpresoj të luaj”, shtoi ai.

Por, dëshira e mijëra adhuruese për ta parë atë nuk do të përmbushet, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Vetëm nëse ndodh ndonjë befasi e madhe në momentet e fundit, se Messi nuk do të luajë në Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *