• |
ide | kryesore

Tritol brenda lokalit në Burrel, dyshohet se 35-vjeçari e bëri qëllimisht për të marrë azil në Gjermani

Lajme, Të fundit



Qyteti i Burrelit u trondit mbrëmjen e së dielës nga një shpërthim i fortë tritoli, i ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani”. Lokali është marrë me qira nga Selim Lika ndërsa pronari është A. Musta. Nisur nga hetimet paraprake, dyshohet se, tritoli mund të jetë vendosur nga vetë pronari i lokalit apo të afërmit e tij, për të ndihmuar përfitimin e azilit në Gjermani të djalit të tij.

Nga ana tjetër mbetet në hetim dhe pista e ndonjë hakmarrjeje pasi tre të rinj kanë debatuar pak orë para shpërthimit të cilët debatuan me kamerierin dhe djalin e 35-vjeçarit që ka aktualisht me qira lokalin.

Tre të rinjtë janë thirrur në Komisariatin e Policisë Mat, por ende nuk ka prova e fakte që dëshmojnë se mund të jenë ata autorët e lëndës plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05, ku sasia e tritolit është hedhur nga dritarja e lokalit në ambientin e brendshëm. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *