• |
ide | kryesore

Vasili: Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje

Lajme, Të fundit
vasili .jpg



Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë në lidhje me taksat. Sipas Vasilit, “qeveria, që urren të varfërit ka vendosur të paguajnë taksën e pronës pensionistët, por edhe dhjetra mijra familje që paguhen dhe kanë te ardhura shumë të pakta”.

Në një status në Facebook, ai shkruan se “qeveria e oligarkëve ka vendosur që hotelet me 4 dhe 5 yje të përjashtohen dhe të mos paguajnë taksën e pronës”.

Statusi i plotë: 

Skandali.Paguajne takse prone pensionistet, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje.

Qeveria, qe urren te varferit ka vendosur te paguajne taksen e prones pensionistet,por edhe dhjetra mijra familje qe paguhen dhe kane te ardhura shume te pakta.
Qeveria e oligarkeve ka vendosur qe hotelet me 4 dhe 5 yje te perjashtohen dhe te mos paguajne taksen e prones.
S’kane faj hotelet me 4 dhe 5 yje jane shume me te varfer se pensionistet dhe shqiptaret me page minimale.
Shqiptaret jane pa drejtim.##



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *